TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Del fotoja e viktimës, Dritan Haxhollit i cili humbi jetën pas sherrit me të dashurën në Kavajë. Viktima mbante dy emra Dritan Haxholli dhe Tan Peza.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Fillimisht ka pasur një sherr me mesazhe mes vajzës me inciale M.Q dhe viktimës Dritan Xhahollit. Haxholli pas mesazheve të tensionuara me të dashurën e tij, e ka njoftuar atë që do të shkojë në banesën e saj për t’u “sqaruar”.
Vajza duke e ditur tipin e tij, ka njoftuar për ndihmë katër persona të tjerë, mes tyre edhe Bledar Toçi.
Më pas Dritan Haxholli ka hyrë në banesën e vajzës me iniciale M.Q rreth orës 00:40 të mëngjesit të sotëm, ku aty ishte edhe efektivi i policisë.
Pas konfliktit, Dritan Haxholli ka qëlluar me armë zjarri tip kallashnikov ndaj efektivit të policisë duke e plagosur atë.
Menjëherë është përgjigjur me breshëri plumbash edhe efektivi, ku ka mbetur i vrarë Haxholli. Bledar Toçi ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.
Mësohet se gruaja M.Q., është e martuar dhe burri i saj ndodhet në Itali.
Po kështu policia ka bërë kontroll në banesën e efektivit Toçi dhe vëllait të tij dhe ka gjetur tetë doza hashashi.