TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dalin detajet e para nga ngjarja e rëndë që tronditi Kavajën, ku një person ka mbetur i vrarë, ndërsa një tjetër është plagosur.
Krimi i rëndë ka ardhur pas një sherri të ndodhur në banesën e një gruaje në lagjen numër 2 të qytetit, ndërkohë që janë identifikuar edhe viktima dhe i plagosuri.
Viktimë ka mbetur shtetasi Dritan Haxholli, partner i gruas së re, ndërsa polici i plagosur është Bledar Toci.
Viktima ka hyrë në banesën e ish-të dashurës dhe ka qëlluar me armë, duke plagosur policin e burgjeve Bledar Toci.
Më pas, ky siç ka njoftuar edhe policia, ka nxjerrë armen e shërbimit dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.