TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qyteti i Kavajës është tronditur mëngjesin e sotëm. Pas një sherri, i cili dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta, ka mbetur i vrarë një person dhe është plagosur një tjetër, ky i fundit efektiv policie. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2 në Kavajë.
Burime për mediat bëjnë me dije se sherri ka ndodhur për një grua, në banesën e kësaj të fundit, në orët e para pas mesnate.
Mendohet se viktima shkoi në shtëpinë e ish-të dashurës ku atje gjeti efektivin e policisë. Pas një sherri fizik, ata kanë filluar të qëllojnë në drejtim të njëri-tjetrit.
Personi i vrarë ende nuk është identifikuar, ndërkohë që mendohet të jetë banor i zonës.
I plagosuri Bledar Toçi, i cili punon si polic burgjesh, është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.