TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, me një axhendë të ngjeshur që përfshin disa interpelanca me ministra dhe votimin e një sërë projektligjesh. Seanca nis me miratimin e procesverbalit të 8 shtatorit dhe njoftimet, ndërsa më pas vëmendja kalon te interpelancat e kërkuara nga deputetët e Partisë Demokratike.
Në sallë pritet të paraqiten ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, ministri i Brendshëm, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, si dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu. Një tjetër interpelancë është kërkuar me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi. Një nga pikat më të debatueshme të rendit të ditës pritet të jetë projektligji për ndryshimet në statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Nisma vjen në një kohë kur çështja e pagave të magjistratëve ka krijuar përplasje mes qeverisë dhe gjyqësorit.
Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu konventën për krijimin e Komisionit Ndërkombëtar të Kërkesave për Ukrainën, si edhe Konventën e Këshillit të Europës për Inteligjencën Artificiale, të drejtat e njeriut, demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Në rendin e ditës janë edhe ndryshime që lidhen me sektorin e ullirit, disenjot dhe kontrollin e shoqërive me ofertë publike.
Ndërkohë jashtë sallës së Kuvendit është lajmëruar protestë e qytetarëve.