AKTUALITET, 14 Gusht 2020, 18:56

Kuvendi i Kosovës miraton ligjin për Covid-19: Denohet kushdo që shkel masat

Kuvendi i Kosovës miraton ligjin për Covid-19: Denohet kushdo që

Me 77 vota pro është miratuar projektligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në Kuvendin e Kosovës.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, e cila ka qenë propozuese e ligjit, i ka falënderuar deputetët që votuan pro.

Projektligji për parandalimin e pandemisë u iniciua në prill pasi që Gjykata Kushtetuese e kishte shpallur të pavlefshëm vendimin për kufizimin e lëvizjes të ndërmarrë asokohe nga Qeveria Kurti.

Kushtetuesja kishte konstatuar se “kufizimi i të drejtave dhe lirive themelore mund të bëhet ‘vetëm me ligj’ të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.