TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot 23 raste pozitivë me koronavirus në rrethin e Krujës gjatë 24 orëve të fundit.
Ndërsa, një vatër e re infeksioni raportohet në Fushë-Krujë. Sipas ABC News, gjatë 24 orëve te fundit janë konfirmuar pozitivë 11 persona, të cilët kanë qenë së fundmi në një ceremoni martesore, nga ku dyshohet edhe të kenë marrë virusin.
Të infektuarit e tjerë mësohet se janë në fshatra, ndërsa në qytetin Krujës janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit vetëm tre raste.
Situata nga Covid-19 në vend vijon të jetë e rëndë. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 146 raste të reja, ndërsa 6 pacientë në spitalet Covid e kanë humbur betejën me sëmundjen.