TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Familja Reçi nga fshati Gjoricë i Bulqizës është terrorizuar, pasi një person ka qëlluar më armē zjarri pranë banesës së tyre. Ngjarja është raportuar pak minuta më parë nga vetë Klodian Reçi, i cili ka detyrën si Përgjegjësit të Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore në Bulqizë.
Në një prononcim për FaxNews, Reçi është shprehur se personi që ka qëlluar me armē zjarri, fillimisht ka kërcënuar në mënyrë verbale dhe më pas ka shtënë.
Ngjarja mund të ketë lidhje me detyrën që mban Klodian Reçi si Përgjegjës i Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore. Reçi ka njoftuar Policinë e Bulqizës, e cila ndodhet në vendin e ngjarjes. Ndërkohë nga plumbat nuk ka pasur asnjë të lënduar.