AKTUALITET, 14 Gusht 2020, 18:47

Emrat/ Qëllohet me armë zjarri drejt një banese në Bulqizë, policia jep detajet

Emrat/ Qëllohet me armë zjarri drejt një banese në

Një person ka qëlluar me armë zjarri drejt një banese pasditen e sotme në Bulqizë.

Sipas policisë autori me iniciale R.K. ka qenë duke udhëtuar me një automjet tip ‘Golf’ kur ka qëlluar me automatik nga dritarja e makinës drejt banesës së D.R.

Ky i fundit ka njoftuar menjëherë policisë e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe punon për kapjen e autorit.

Rreth orës 17.40, në fshatin Gjoricë, shtetasi R. K., me një automjet tip ‘Golf’, dyshohet se ka qëlluar nga dritarja e makinës në ajër, me armë zjarri atutomatik, para banesës së shtetasit D.R., i cili ka njoftuar menjëherë Policinë.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.