AKTUALITET, 14 Gusht 2020, 18:43

Testimet e koronavirusit/ Vokshi: Dallimi i madh midis Shqipërisë dhe Kosovës

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në një reagim ne rrjetet sociale, i është referuar me fakte testimeve për COVID19 në Kosovë dhe Shqipëri, duke vendosur theksin në ndryshimet midis dy vendeve, në lidhje me laboratorët privatë të licensuar, si dhe subvencionet.

Postimi i plotë:

Sa për testimin për COVID19 në Kosovë dhe Shqipëri

Qeveria Kosovës:

‪- 55 laboratorë privatë të licensuar (deri dt 14 gusht 2020) për analiza serologjike dhe molekulare. ‬

‪- Jo monopol të tregut. ‬

‪- Qeveria po mendon subvensionim të pjesshëm (18%) të cmimit të analizave për të qenë të përballueshme nga qytetarët. ‬

‪Qeveria Shqiptare:

‪- mbyllur lboratorët publikë, ‬

‪- shkarkuar 73 personel‬

‪- ‬2 laboratorë privatë të licensuar

- cmimi pothuajse dyfish se ai në Kosove.

- asnjë subvencion nga ana e Qeverisë.