TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arsen Stojku dhe Myslim Rama janë dy autorët e arrestuar për vrasjen e Brahim dhe Astrit Bilalit në Shkodër. Gazeta Mapo mëson se Arsen Stojku 29 vjeç lindur dhe banues në fshatin Mjedë, bashkia Vau i Dejës është i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Myslim Rama 23 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mjedë, bashkia Vau i Dejës, është i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Të dy të arrestuarit, bashkë me dy shokë të tyre, kanë organizuar vrasjen e vëllezërve Biliali në Shkodër.