TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Eno Mata besohet se ishte edhe shënjestra e atentatit të djeshëm në Vlorë. 32-vjeçari mbeti i plagosur, ndërsa shoku i tij, Sotiraq Mëhilli 22 vjeç mbeti i vrarë.
Por Eno Mata, ose Aleksandro Mata ishte një emër i njohur për drejtësinë greke. Ai ishte i kërkuar për vrasjen e avokatit grek Mixaleis Zafeiropoulos si dhe për grabitjen e një argjendarie.
Në Qershor të vitit 2018, Eno Mata kishte marrë pjesë në një tjetër grabitje, ku kishte lënë edhe një shënim për policinë me mbishkrimin “Maradona fluturues” dhe thoshte se nuk është i përfshirë në vrasjen e avokatit Zafeiropoulos.
Avokati grek Mihalis Zafiropoulos u vra në Tetor të vitit 2017 në Athinë nga Eno Mata në bashkëpunim me Ibrahim Brahimaj, I njohur edhe si vrasësi i Arbër Bakos në burgun e Koridhalosë).
32-vjeçari shqiptar Mata ka kryer tre vjedhje, dy në dyqane me bizhuteri në Athinë dhe një bankë në Mesini.