AKTUALITET, 26 Maj 2019, 22:20

Post-protesta: Një foto virale si mesazh

Shqipëria përjetoi sërish një protestë masive. Të shtunën, siç raportojnë disa prej mediave më të mëdha në botë, dhjetëra mijëra njerëz dolën në shesh. Ndryshe nga herët e shkuara, protesta ishte paqësore.

Kjo foto e "Associated Press" është shpallur ndër fotot më të bukura të ditës. Ajo tregon se protesta masive ishte një mesazh së pari për Europën.

Ndërkohë, e diela u pasua sërish me një shkëmbim publik letrash nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari demokrat, Lulzim Basha.

Java që vjen do sjellë sërish protesta, kurse qeveria ka vendosur të shtyjë nisjen e fushatës më 1 qershor për të mos patur përplasje të premten kur opozita do zbresë sërish në shesh.