TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndeshja e fundit e sezonit për Juventusin ishte thjesht një shëtitje në bregdetin ligur, sepse sfida ndaj Sampdorias nuk kishte asnjë vlerë.
Vendasit kishin më shumë motivim, fundja donin një ndarje të bukur me tifozët e shumtë që shkuan në stadium edhe për të nderuar yllin e ekipit, sulmuesin veteran Fabio Kualiarela, i cili mori ovacionet e stadiumit.
Gol Kualiarela nuk shënoi, por Samp fitoi 2-0 dhe Maks Alegri e ka mbyllur epokën bardhezi me humbje që nuk dhemb.