TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një atentat me armë gjatë natës në Vlorë, i ka marrë jetën 22-vjeçarit Sotiraq Mhilli. Ngjarja ka ndodhur në orën 01:00 në fshatin Poro, ku Sotiraq Mhilli ishte duke udhëtuar me motor bashkë me shokun e tij Eno Mata.
Persona të maskuar i kanë qëlluar me breshëri automatiku, duke lënë të vdekur Sotiraq Mhillin dhe duke plagosur Eno Matën.
Objektiv i atentatit ka qenë Eno Mata. I plagosur ka marrë plumba në trup dhe në këmbë ku si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore është dërguar për në spitalin e Tiranës.
Autorët e ngjarjes vetëm disa kilometra larg vendit ku lanë të vrarë 22-vjeçarin dhe plagosën 32-vjeçarin tjetër, kanë djegur edhe makinën që përdorën për vrasjen. Në brendësi të automjetit tip “Mercedes Benz” të djegur në fshatin Bishan, janë gjetur edhe dy kallashnikovë me të cilët autorët kanë hapur zjarr ndaj Sotiraq Mëhillit dhe Eno Matës. Makina rezulton e vjedhur, por edhe targat e këtij automjeti rezultojnë të jenë të vjedhura.
“Më datë 27.05.2019, rreth orës 01:10, në fshatin Poro në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë në drejtim të shtetasve E.M dhe S.M të cilët po udhëtonin me motor. Si pasojë të dy shtetasit janë plagosur, ku rrugës për në spital ka ndërruar jetë 22 vjeçari S.M, ndërsa shtetasi E.M, 32 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore”- thotë Policia Vlorë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forca të FNSH, të cilat kanë nisur krehjen e zonës për gjetjen e autorëve. Sipas policisë personi i plagosur Eno Mataj që dyshohet të jetë edhe shënjestra e atentatit kishte pak më shumë se 6 muaj i kthyer nga Greqia ku edhe ishte i dyshuar e dënuar për grabitje.
Aleksandër Mata ose i njohur ndryshe si Eno Mata bashkë dyshohet se është një nga autorët e vrasjes së avokatit grek, Mihalesi Zafeiropoulos.
Viktima Sotiraq Mhilli
I plagosuri Eno Mata
Vendi ku u dogj makina.