AKTUALITET, 4 Mars 2019, 12:10

Protesta e opozitës, frikësohet Rama: Kujdes deputetët!

Protesta e opozitës, frikësohet Rama: Kujdes deputetët!

Ndërkohë që është vendosur mbajtja e seancës plenare nesër në orën 10:00 të paradites, e teksa opozita nuk tërhiqet nga protesta para Kuvendit, pavarësisht refuzimit që mori nga Policia e Shtetit për lejen, Ministrisë së Brendshme i është kërkuar garanci për sigurinë e deputeteve.

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se në mbledhjen me dyer të mbyllura të PS-së, i është kërkuar Ministrisë së Brendshme të ketë kujdes për deputetët.

Ndërkohë që mësohet se ministri Sander Lleshaj u ka garantuar deputeteve hyrje të sigurt në seancë.

Për të shmangur çdo përplasje, deputeteve të PS u kanë dhënë urdhër që në 09: 30 duhet të jene futur të gjithë në sallë.

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka kërkuar të mos ketë skena si ato që ndodhën javën e shkuar, në protestën që u shoqërua me dhunë mes policisë dhe protestuesve.