TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mund të duket çudi, por revista “Business Insider” në versionin e saj francez, e ka argumentuar këtë.
Ndryshe nga sasia që shpenzoni çdo ditë për një kafe, iPhone juaj ndoshta është një investim shumë i mirë.
Çmimi i një pije të nxehtë në Starbucks është rreth 4 deri në 5 euro. Kjo nuk duket asgjë në krahasim me çmimin e një iPhone 8 në më shumë se 800 euro ose iPhone X çmimi i të cilit tejkalon stekën prej 1100 euro, shkruan “Business Insider”.
Por çmimi i një iPhone mund të jetë shumë më i lirë, nëse paguani atë ditë pas dite.
Koha mesatare e pronësisë së smartphone-ve është 22.7 muaj për përdorues në Shtetet e Bashkuara - rreth 690 ditë - para skadimit të vjetërsisë së planifikuar.
Kjo bën që për një iPhone 8 të paguash më pak se 2 euro në ditë. Edhe nëse e ndryshoni telefonin çdo vit me programin iPhone Update, kostoja ditore e iPhone do të jetë vetëm disa cent më e lartë.
Dhe duke pasur parasysh se një përdorues e prek iPhonin e tij 2617 herë në ditë, përdorimi që keni për të është shumë më i dobishëm sesa ai i kafesë tuaj.
/TPZ.AL/