AKTUALITET, 8 Shtator 2018, 17:19

Në botë janë 7.8 miliardë karta Sim, më shumë se popullsia e saj

Në botë janë 7.8 miliardë karta Sim, më shumë se

Përhapja e telefonave të mençur, tabletave, orëve të zgjuara dhe shumë pajisjeve të lidhura me kartat e vogla Sim, që i bëjnë ato të funksionojnë kanë arritur në 7.8 miliardë, sipas raportit më të fundit të Ericsson për numrat mobile.

Kjo do të thotë se numri i tyre përbën 103% të popullsisë së botës, pra janë më shumë se njerëzit e pranishëm në glob.

Një objektiv i paimagjinueshëm për Sim, prototipi i parë i të cilit u krijua në vitin 1991 për të përmbajtur një numër unik që përmbante të gjithë informacionin e nevojshëm për të identifikuar një përdorues.

/TPZ.AL/