TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Jack Ma, themeluesi i “Alibaba” dhe njeriu më i pasur në Kinë, la drejtimin e gjigantit të tregtisë elektronike.
Ai tha se do të japë dorëheqjen të hënën e ardhshme për t'u kushtuar veten në aktivitete filantropike në të ardhmen.
Krijesa e tij vlen rreth 420 miliardë dollarë.
Për vite të tëra Ma mendonte për largimin e tij nga kolosi kinez.
"Unë nuk dua të vdes në zyrën time, dua të vdes në plazh", kishte ai thënë më shumë se një vit më parë në Davos, në periferi të samiteve të ekonomisë botërore, duke treguar se si “Alibaba” lindi duke kërkuar një birrë dhe se ishte një mikeshë që i kishte dhënë atij emrin Jack, e lodhur nga shkrimi i një emri të pashqiptueshëm në gjuhën kineze.
/TPZ.AL/