TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Vrasja e Flamur Beqirit, ishte e stilit mafioz”, në këtë përfundim del “The Mirror”, e cila i ka kushtuar një artikull të gjatë ekzekutimit të shqiptarit në 25 dhjetor, pranë banesës së tij. Sipas kësaj media, Beqiri ka qenë një ndër më të kërkuarit, pasi akuzohej se ishte pjesë bandave të drogës në Angli.
Flamur Beqiri, 36 vjeç, u qëllua në mënyrë të përsëritur nga një armë jashtë shtëpisë së tij prej 1.7 milion sterlina në Londër, para gruas dhe fëmijës së tij. Scotland Yard po heton nëse Beqiri ishte në shënjestër për shkak të lidhjeve të tij me grupet e krimit të organizuar në qytetin e tij të lindjes Malmo.
Po ashtu burimet për këtë media bëjnë me dije se vrasja e shqiptarit, mund të jetë bërë nga një bandë e njohur në vend, e cila njihet me emrin “Los Suecos” ose ndryshe “suedezët”. Tashmë polícia britanike mendon se grupi ku bënte pjesë shqiptari, është përfshirë në një përplasje të fortë me një bandë të frikshmè “Los Suecos”, dhe këta të fundit kanë urdhëruar ekzèkutimin e tij.
Po ashtu po shihen dhe disa vrasje të tjera, të cilët janë të njëjta me të Flamur Beqirit. E njëjta skemë u përdor dhe për ekzekutimin e “Maradornës “, David Avila Ramos. Ramos u vra në vitin 2018 dhe ishte një trafikant kokaine i njohur si “Maradona” në nëntokën e drogës Marbella. Policia thotë se Ramos u qëllua për vdekje nga “suedezët”, në prani të gruas dhe të fëmijëve.
Flamur Beqirit u vra ditën e Krishtlindjes në pragun e vilës së tij 1.5 milionë euroshe në Londër. Persona, ende të paidentifikuar qëlluan shqiptarin për vdekje duke e lënë të shtrirë në pragun e vilës në sy të gruas dhe djalit. Ende nuk është arréstuar askush për këtë ngjarje ndërkohë që po hetohet në lidhje me të shkuarën problematike të të ndjerit.