TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Elis Bakaj ka hedhur ditën e sotme firmën që e shndërron atë në futbollistin më të ri të kampionëve të Bjellorusisë, Dinamo Brest. Sulmuesi shqiptar kishte arritur akordin para disa kohëve, por tashmë gjithçka është kthyer në formale, ndërsa do jetë i lidhur me këtë klub me një kontratë dyvjeçare.
Bakaj, prej marsit të 2018-tës ishte pjesë e kampionatit bjellorus me skuadrën e Shaktjor Soligorsk. Shpejt, ish-futbollisti i Tiranës, u kthye në liderin e ekipit me golat dhe asistet e tij.
Në 49 paraqitje për Soligorsk, 32-vjeçari ia doli ta dërgonte sferën në rrjetë 19 herë. Në këtë formë, fitoi vëmendjen e Dinamo Brest, që me statusin e klubit kampion e bindi të transferohej.