TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Artistët kanë paraqitur sot variantin e tyre për Teatrin Kombëtar, si alternativë ndaj projektit të paraqitur nga qeveria për një gjë të tillë, duke mbështetur variantin e rikonstruksionit, e jo atë të shembjes.
Arkitekti Vladimir Bregu tha se projekti është një kompromis mes stilit të arkitekturës ekzistuese dhe një godine të re. Arkitekti tha para komunitetit të artisteve se midis dy teatrove do të krijohet një glob kristali.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=4&v=swgaMgMiwJs
“Ne duam që mes dy teatrove të krijonim një holl të kristaltë, që do t’i jepte shumë dritë zonës”, u shpreh Arkitekti Vladimir Bregu, duke shtuar se “E gjithë kjo nuk është vetëm një teatër Kombëtar, por një kompleks tatror”.
Përparim Kabo, një prej mbështetësve të kauzës për mos shembjen, përveçse ruajtjes së godinës së Teatrit Kombëtar bëri thirrje edhe për mos prishjen e teatrit të kukullave, pasi edhe ajo përfaqëson histori, duke qenë godina e parlamentit të parë shqiptar.
“Nëse Teatri Kombëtar shembet, nga ministrja e Kulturës dhe kryeministri, parlamenti dhe shoqëria nuk mund të heshtin, media s’mund të bëjë lojëra të dyfishta. OJF-të që marrin paratë e donatorëve, të mos fshihen vrimave, por të vijnë këtu të mbrojnë teatrin e kombit. As teatri i kukullave të mos shembet, sepse është godina e parlamentit të parë shqiptar. Në një vend ku shembet godina e parlamentit të parë kthehet mbretëria” u shpreh Kabo.