TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria do të jetë në një grup me Anglinë, Poloninë, Hungarinë dhe modestët e Andorrës dhe San Marinos, për kualifikueset e Botërorit "Qatar 2022" për zonën europiane.
Ky ishte verdikti i shortit të hedhur sot në selinë e FIFA-s, në Zyrich të Zvicrës.
Kuqezinjtë, të cilët ishin në vazon e katërt, ku ishin edhe Bosnje Hercegovina, Sllovenia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Izraeli, Bjellorusia, Gjeorgjia dhe Luksemburgu, tani do të jenë pjesë e Grupit I, ku për një vend në Botërorin "Qatar 2022" do të luftojë me kampionët e Botës së vitit 1966, Anglinë, por edhe me dy skuadra të forta dhe me traditë ndërkombëtare si Polonia dhe Hungaria.
BILANCI ME KUNDËRSHTARËT
Shqipëria ka zhvilluar katër takime zyrtare me Anglinë dhe një miqësore me Anglinë B, që të gjitha të humbura. Me Poloninë ka zhvilluar 11 ndeshje (6 zyrtare dhe 5 miqësore) duke fituar 1, barazuar 3 dhe humbur 7.
Me Hungarinë në 6 ndeshje bilanci është 1 barazim dhe 5 humbje, ndërsa me Andorrën në 5 ndeshje është 3 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. Me San Marinon në 2 ndeshje miqësore, 2 fitore.
KUSH KUALIFIKOHET
Fushata eliminatore do të nisë më 24 mars të vitit të ardhshëm dhe do të mbyllet më 16 nëntor.
Sipas skemës, dhjetë ekipet e renditura në vendet e para në grupe sigurojnë direkt kualifikimin në Kupën e Botës 2020 që zhvillohet në Katar, ndërsa vendet e dyta shkojnë në play-off. Me to bashkohen edhe dy ekipet e renditura më mirë në Nations League, për të luftuar për tre vende të tjera në Botëror.
Kampione në fuqi e Botës është Franca, e cila ndodhet në Grupin D, së bashku edhe me Ukrainën, Finlandën, Bosnjë-Hercegovinën dhe Kazakitanin.
/TPZ.al/
