TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Babai” i bombës bërthamore iraniane Mohsen Fakhrizadeh u ekzekutua me një mitraloz të komanduar nga një satelit me “inteligjencë artificiale”. CNN raporton se Fakhrizadeh u qëllua për vdekje në 27 nëntor, teksa ndodhej në një autokolonë jashtë Teheranit.
Ndërkohë që është ndërtuar edhe skema në 3D e vrasjes së arkitektit të bombës bërthamore, që ekzekutohet në momentin që autokolona futet në rrethrrotullim. Goditja Mohsen Fakhrizadeh i vjen nga një mitraloz që ishte montuar në një kamion në krah të rrethrrotullimit.
Kreu i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit tha se u përdorën “metoda speciale” dhe pajisje elektronike. Zëvendës komandanti i Gardës Revolucionare u shpreh se ishte se një mitraloz i montuar në kamionçinë “Nissan” i pajisur me një sistem inteligjent satelitor.