AKTUALITET, 7 Dhjetor 2020, 15:44

E gjitha në flakë, shkrumbohet makina “BMW X5” e italianit në aksin Rrogozhinë-Kavajë

E gjitha në flakë, shkrumbohet makina “BMW X5” e italianit

Një automjet tip "BMW X5" është djegur në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë, mesditën e sotme, rreth orës 14:25.

Mjeti tip "BMW X5" i shkrumbuar nga flakët pranë vendit të njohur si mbikalimi në fshatin Harizaj. Mjeti ka marrë flakë në ecje.

Mmjeti është i një shtetasi italian dhe ka marrë flakë në ecje e sipër, ndërsa drejtuesi i saj dhe një pasagjer kanë dalë me shpejtësi dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, duke shuar flakët dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.