TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mustafa Nano e quan "justifikim qesharak", atë që kryeministri Rama bëri një ditë më parë në rrjetet sociale lidhur me vizitën në SHBA. Në studion e lajmeve në TvT, Nano tha se puna për të cilën Rama tha se do të udhëtonte drejt SHBA-ve mund të bëhej edhe pa praninë e tij fizike atje.
“Justifikimi që i bëri Rama vizitës në Amerikë më duket pak për të qeshur. Nëse ka shkuar për këtë punë, ka shkuar të ndërhyjë te autoritete të rëndësishme për shpërndajen e vaksinës, por kjo mund të bëhej me një telefonatë ose email. Pretendimi i tij se po shkon të shihet sy më sy më duket absurd”, tha ai.
Lidhur me integrimin e Shqipërisë dhe sinjalet se nuk do të ketë një datë për tryezën e parë ndërqeveritare brenda këtij viti, Nano tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mund të mbeten për vitin e ardhshëm.
“Sidomos në epokën e Trampit do të ishte e kotë të kërkoje konvergjenca mes BE dhe administratës Trump. Zëri i Palmerit nuk ka rëndësinë që ka pasur para ca kohësh. Punët e BE janë punë të BE-së. Kam frikë se Shqipëria do të mbetet për vitin tjetër dhe bashkë me të edhe Maqedonia e Veriut”, tha ai.