AKTUALITET, 18 Maj 2018, 10:36

“Dëshmitari X”, akuza e fortë e ish-ministrit për Ramën: Na damkose, ai Alberti…

“Dëshmitari X”, akuza e fortë e ish-ministrit për

Ish-ministri i Drejtesise, Ylli Manjani ka reaguar ashper pas deklarates se pare qe dha kryeministri lidhur me deshmine me ze e figure te dhene nga Albert Veliu, “Deshmitari X”, ku nuk kurseu ironine per opoziten dhe liderin e saj Basha. Sipas Manjanit, “Ai Alberti është “flamuri i opozitës”, ashtu siç është turpi dhe faqja e zezë e këtij Kryeministri faqe zi!”

Reagimi i Manjanit 

Denoncimi i trafikut të drogës dhe përfshirja e qeverisë në të është pa asnjë dyshim, detyrë e çdo opozite!

Deduksionet e llogjikës së ç’ekuilibruar të Kryeministrit,medemek hokatar, janë shenja e dukshme e kapjes në flagrancë në krim!

Po mor po, Ai Alberti është “flamuri i opozitës”, ashtu siç është turpi dhe faqja e zezë e këtij Kryeministri faqe zi!

Për turpin tonë të përbashkët, ky i ç’ekuilibruar na damkosi në Europë si popull trafikant droge dhe si azilant!

Jo në BE, por as tek armiqtë e BE nuk nga integron dot ky, që në mënyrë unikale fajson denoncuesit e të keqes dhe jo të keqen!

Bashkëjeton me të gjitha të këqijat e kësaj bote dhe shpall armik çdo njeri që mendon, flet e denoncon lirisht!

Giithmonë ja kanë fajin të tjerët!

Thonë se fjala “pushtet” vjen nga fjala “Pusht”. Sjellja e këtij Kryeministri e provon këtë thenie…