AKTUALITET, 26 Gusht 2018, 16:48

Aksidenti në Kukës, humb jetën një nga të plagosurit, arrestohet italiani

Aksidenti në Kukës, humb jetën një nga të plagosurit,
Një i ri, i mbetur i plagosur në aksidentin e ndodhur këtë të premte në Kukës, ka ndërruar jetë. Burime nga policia lokale thanë se 27-vjeçari Gëzim Gjana ndërroi jetë në spital në Tiranë, ku u transportua pas aksidentit. Rreth orës 8 të kësaj të shtunë, mjekët konstatuan se zemra e të riut u ndal.

Një italian, drejtuesi i një prej mjeteve të përfshirë në incident akuzohet se ka qenë shkaktar i përplasjes. A.C. 35 vjeç banues në Itali, është vënë në masën e arrestit nga policia për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, ndërsa materialet tashmë i janë referuar Prokurorisë së Rrethit, thanë burime zyrtare nga policia.