AKTUALITET, 5 Nëntor 2020, 17:40

Kryetari i grupit të çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan fiton një mandat të dytë

Kryetari i grupit të çështjeve shqiptare në Kongresin


SHBA- Kryetari i grupit të çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan, senatori Gary Peters, ka fituar një mandat të dytë.

Senatori demokrat Gary Peters përfaqëson shtetin e Miçiganit në Kongresin Amerikan. Ai ka fituar me 49.6% të votës ndaj Republikanit John James.

Peters përfaqëson Miçiganin, një nga shtetet me komunitetin më të madh të shqiptarëve në SHBA. Ai është gjithashtu kryetari i grupit të çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan, i njohur si "Albanian Issues Caucus" , i cili është një grupim bipartizan me fokus në çështje që prekin Shqipërinë dhe shqiptarët në Ballkan.

Senatori Peters është takuar vazhdimisht me figurat drejtuese shqiptare që kanë vizituar SHBA-në, si Presidenti Meta, kryeministri Edi Rama, ish ministri Ditmir Bushati etj. Në vizitën e kryeministrit Rama të vitit 2016, Peters është shprehur se "Jam krenar që përfaqësoj një nga komunitetet më të mëdha të shqiptaro-amerikanëve dhe kontributin e tyre të madh në SHBA."

Në vizitën me Presidentin Meta në vitin 2018 u diskutua për një marrëveshje të mundshme për heqjen e taksimit të dyfishtë midis dy Shqipërisë dhe SHBA-së, që do të sillte lehtësira në fushën e tregëtisë dhe investimeve, por kjo ende nuk është realizuar.

/TPZ.al/