TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas kryetarëve të Bashkive që përfaqësojnë mandatin e Partisë Demokratike në pushtetin vendor, të cilët i dërguan sot letër Komisionit Qëndror Zgjedhor, ku në respektim të dekretit të Presidentit të Republikës për shtyrjen e zgjedhjeve kërkojnë lirimin e të gjitha ambienteve në funksion të procesit zgjedhor, tani është janë edhe kryetarët e Bashkive të PDIU-së që urdhërojnë lirimin e KZAZ-ve.
Në dy shkresa që i drejtohen KQZ-së, kryetarët e Bashkive të Peqinit dhe të Rrogozhinës, i kërkojnë që në respektim të dekretit të Presidentit, të lirohen menjeherë sallat ku do të mbahet procesi zgjedhor i datës 30 qershor.