AKTUALITET, 18 Janar 2019, 15:55

Opozita nis protestat, Nora Malaj: Shqiptarëve u ka shkuar thika në kockë, studentët janë përdorur si kavje!

Opozita nis protestat, Nora Malaj: Shqiptarëve u ka shkuar thika në

Deputetja e LSI-së, Nora Malaj, foli në FaxNews për zhvillimet e fundit të aktualitetit politik, që pritet të përshkallëzohen me protestën e opozitës së bashkuar. Protestat janë paralajmëruar nga dy drejtuesit e opozitës Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

"Tashmë opozita e bashkuar ka vendosur që të bëhet palë me protestat. Në të gjithë deklaratën që bëri zonja Kryemadhi u shtruan disa pyetje për qytetarët: A janë sot ata me situatën në të cilën ndodhet vendi? A janë të kanaqur sot studentët? A është sot pensionisti duke realizuar vitet më të mira të jetës së tij? A jetojnë dot shqiptarët sot në Shqipëri si të ishin në shtëpinë e tyre? Sigurisht që përgjigja është jo.

Ka disa rrugë për ti dhënë fund kësaj, dhe një prej tyre është dhe ajo e protestës. Ka sot qytetarë që nuk kryejnë dot detyrimet e tyre të muajit për shkak se nuk kanë mundësi ekonomike. Popullit i ka shkuar thika në kockë, në momentin që shkon thika në kockë dilet dhe protestohet, si në rastin e Unazës së madhe, Teatrit dhe studentëve.

Shqipëria është dhe duhet të jetë e qytetarëve. Po tentohet në të gjitha pikat që të kapen Universitetet, duke shkelur dhe Kushtetutën që e siguron qartë autonominë e tyre. Ne jemi të gjithë fajtorë dhe të gjithë të pafajshëm”, u shpreh Malaj.

“Studentët janë trajtuar si kavje laboratorike, sa mbajnë ata dhe si mbajnë, duke i etiketuar me shprehje nga më të ndryshmet. Nuk ka kthim pas për një kryeministër të ikur siç është Edi Rama”, tha më tej deputetja e LSI-së.

Malaj tha më tej se, Rama po synon që të kapë drejtimin e të gjitha ministrive, duke kaluar në plan të dytë të gjithë ministrat.