TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Bujar Ferra
Leter e hapur shtypit Shqiptar mbi te verteten e historise se bndertimit te Pallatit Mbreteror, sot Pallati i Brigadave!
Shkas i shkrimit te kesaj letre u be dokumentari me titull “Historia e ndertimit te objektit simbol, Pallati Mbreteror sot Pallati i Brigadave” i ritransmetuar nga televizioni Klan, ne emisionin Opinion.
Nuk deshirojme as te ulim dhe as te ngrejme vlerat e ideatoreve dhe atyre qe e realizuan kete dokumentar. Si femije te Z.Xhemal Ferra e ndjejme per detyre te mbrojme dhe ta veme ne vend djersen e derdhur nga babai yne per ate objekt qe e kryu ne sipermarrje. Mbasi e pashe me vemendje dokumentarin e siperpermendur dhe degjova me vemendje folesin me lindi i drejta te bej sugjerimet e mia per te informuar mbi te verteten e kesaj sipermarrje, mbeshtetur ne dokumentat qe kemi marr me shume mundime nga arkiva e shtetit dhe ajo e ndertimit ne Shqiperi.
Ne ate dokumentar nuk tregohet e plote historia e ketij e objekti, si filloi per tu ndertuar aty ne kodren e Mulletit, kush e mori ne sipermarrje, kush u caktua te udheheq punimet dhe a perfundoi objekti! Folesi ne dokumentar thote se ndertimi filloi ne vitin 1938, mbas vendimit qe morri parlamenti dhe qeveria e kohes. Ne sqarojme se shume perpara vitit 1938 ishte marr vendimi qe te ndertoheshin dy vila, nje per ish mbretin dhe tjetra per familjen e tij. Per kete ishte caktuar nje fond prej 180 000 Frar (monedhe e asaj kohe) dhe ne sipermarrje ju dha babait tone Xhemal Ferra, sipas vendimit te qeverise se asaj kohe.
Per nevoja te mbretit dhe te qeverise te kohes u mendua qe njera nga vilat (ajo e ish mbretit) te kthehej ne pallat, ku pervec banimi te kishte dhe ambiente te tjera per sherbime qeveritare te pritjes, etj. Per kete arsye qeveria e asaj kohe merr vendimin te ngarkoje Ministrine e Puneve Botore (Ministria e Ndermit e asaj kohe) te lidhe kontrate private me shoqerine XH.FERRA-H.SHEHU dhe caktohet vlera e re per ndertimin e objektit ne 220 000 Frar. Pervec sa u tha me siper, qeveria e kohes caktoi dhe dy inxhiniere, Vasil Nocken dhe Giulio Berte (Italian) qe kishin kopetenca te plota per kontrollin cilesor e materialeve, zbatimin e projektit dhe shpenzimet qe shoqeria do te bente per ndertimin e ketij objekti.
Folesi nuk pushoi se permenduri Inxh. Berte, ndersa inxhinierin shqiptar Vasil Nocka nuk u permend ne asnje moment, ndonese kompetenca dhe kontributi i tij ishin shume me me vlere. Per rendesine qe kishte objekti shoqeria Ferra-Shehu derdhi ne banken e shtetit, sipas rregullave, shumen prej 10 000 Frar.
Per rendesine qe kishte ky objekt kemi vene re, duke u mbeshtetur ne dokumentat, se rruga per realizimin e tij ishte e vestire sepse cdo gje kalote ne siten e imte te ketyre dy specialisteve dhe dikastereve qe ishin ngarkuar ta kontrollonin.
Persa i perket mbarimit te ketij objekti, mjafton te permend vetem nje fakt, shoqeria Ferra-Shehu ne pranveren e vitit 1939, pak para pushtimit te Shqiperise, i paraqiti inxhiniereve situacionin perfundimtar te punimeve me vlere 246 000 Frar, dokument te cilin e disponojme. Dy inxhinieret kontrollues, ketij situacioni e korrigjuan me shkrim dore dhe situacioni ne fjale arriti vleren reale 267 000 Frar.
Ne dokumentar permendet qe objekti u la i pambaruar,por tejkalimi i vleres prej 47 000 Frar tregon qe objekti ishte mbaruar dhe i ishte dorezuar administrates se kohes. Pra ne kundershtim me ate qe thuhet dhe sipas provave qe zoterojme, objektin nuk e mbaroi Iacomoni, te cilit i behen elozhe me shume sec duhet ne dokumentar, ai objektin e gjeti gati te mbaruar nga babai yne. Ai nuk pati kohe aspak te merrej me kete objekt, sepse po merrej me pergatitjen e listave per burgosjen dhe internimet te njerezve patriote e te ndershem , qe ne fillim te muajit Qershor i dergoi ne kampet e internimit ne Itali. Ne keto lista bente pjese babai dhe xhaxhai yne, babain e derguan ne Colfiorito dhe xhaxhain e derguan ne Abruzzo.
Iacomoni dhe sherbetoret e tij vendosen vetem emblemat dhe stemat e fashizmit dhe ben ndonje ndryshim teper te vogel, sepse inxhinier Berte ishte i tyre. Atij objekti nuk i munguan as instalimet elektrike dhe as ato hidraulike, qe ishin impiante te vecanta dhe te vendosura ne objekt. Po ashtu sipas contrate babai yne realizoi rrugen lidhese te objektit me rrugen nacionale (Rr. e Elbasanit), 570 m e gjate dhe murin mbajtes, sepse kodra e Mulletit pati nje rreshqitje ne ate kohe.
Ne kete dokumentar nuk permendet ne asnje moment puna qe eshte bere nga Z.Xhemal Ferra, na takon neve dhe vetem ne qe punen e atij 76-vjecare ta mbrojme aty ku duhet, mundesishte mos te hidhet mjergull mbi te. Punen e tij e vleresuan presidenti Gronki dhe kryeministri Fanfani i Italise per kontributin ne zhvillimin e industrise tekstile. Po ashtu puna e tij u vleresua dhe nga SHBA, nga presidenti Xhonson dhe me vone ai Nixon, ne lidhje me kompanine e madhe te pambukut Anderson Clayton, i ftuar dhe zyrtarisht ne ceremonine e emerimit te Nixon, si president i Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Besoj dhe shpresoj se keto mjaftojne per ti dhene vendin qe i takon ne vendin e tij te lindjes, qe ai e deshi, e mbrojti dhe punoi pa rrehtur deri ne frymarrjen e fundit.
*Milano 17.01.2019