AKTUALITET, 5 Prill 2020, 19:11

Rënia e numrit të viktimave në Itali, Conte: Jemi në rrugën e duhur, nuk mund të themi kur do përfundojë karantina

Rënia e numrit të viktimave në Itali, Conte: Jemi në

Italia e ka fillur prillin me luahtje por me rënie të numrit të viktimave pasi ditën e sotme shënoi 525 të vdekur nga COVID-19, më e ulëta prej 19 marsit.

Conte në një intervistë është shprehur se Italia nuk bëri një përgjigje të përsosur fillimisht por tani po bën më të mirën dhe është në rrugën e duhur.

Por kryeministri italian thotë se nuk mund të thuhet ende se kur do të përfundojë karantina kombëtare, ndërsa thekson se vendimet do merren mbi baza shkencore.

”Tani për tani nuk mund të them kur bllokimi nga Coronavirus do të përfundojë,” tha ai. “Ne po ndjekim udhëzimet e komitetit shkencor, por Italia ishte vendi i parë që u përball me urgjencën. Përgjigja jonë mbase nuk ishte e përsosur, por ne kemi bërë më të mirën bazuar në njohuritë tona. Vlefshmëria e masave tona është njohur nga OBSH dhe rezultatet tregojnë se ne jemi në rrugën e duhur.”- tha Conte gjatë intervistës.