TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo thotë se numri i përditshëm i vdekjeve dhe personave që kërkojnë trajtim spitalor për shkak të koronavirusit ka shënuar një rënie të lehtë ditën e sotme, hera e parë që prej fillimit të epidemisë.
Por në konferencën e tij të përditshme, ai paralajmëron se është shumë herët për të ditur se çfarë do të thotë kjo e dhënë.
Në New York, sot u regjistruan 8327 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin total të të infektuarve në 122.031, ndërsa numri total i viktimave ka shkuar në 4159, ku 594 persona humbën jetën 24 orët e fundit.
Ai paralajmëron gjithashtu se është shumë herët të dihet nëse kulmi do të pasohet nga një rënie e shpejtë të rasteve pasoi një rënie e ngadaltë që do të vazhdojë të “tejmbushë spitalet”.