TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeminsitri i ri britanik, Boris Johnson, i cili u konfirmua ditën e djeshme në detyrë nga Mbretëresha Elizabetë II, sot ka premtuar një “epokë të artë” për qytetarët britanikë.
Jonhson theksoi se qeveria e tij e re do të punojë me energji për negociatat me BREXIT.
Kryeministri i ri britanik nuk la pa prekur edhe sigurinë që do të tregojë ndaj qytetarëve të BE-së që jetojnë në Britaninë e Madhe. Ai tha se ata do të kenë siguri maksimale, dhe se kanë të drejtën e tyre për të jetuar në Angli.
Lidhur me daljen e Britansië së Madhe nga BE-ja, ai ka nënvizuar se dalja pa marrëveshje është një ndër prioritet e qeverisë që ai drejton.
Ndërkohë që ish-kryeministrja britanike Theresa May, e cila e dërgoi tri herë marrëveshjen e Brexit-it në parlamentin britanik por ligjvënësit nuk e pranuan, Boris tha se -“Theresa May me BE-në ishte e papranueshme për këtë Parlament dhe për këtë vend”.
Megjithatë May dha dorëheqjen nga posti i kryeministres, post të cilin sot e mban Kryministri Jonhson.