TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin Tempora të Sonila Meços, ka deklaruar se ka një skemë të re për të manipuluar zgjedhjet, duke përdorur kamera në formë "stilolapsash" ose "stemash" për të fotografuar votën.
Kryemadhi deklaroi se opozita është e përgatitur për këtë skenar dhe se komisionerët e tyre, do të mbikqyrin gjithçka.
"Pasi nuk arritën dot të bllokonin nëpërmjet kartave ID, u janë turrur, si një ujëvarë emocionesh dhe dashurie për blerjen e votës, nëpërmjet legalizimeve, parave, punësimeve, intimidimeve, drekave dhe darkave me grupe kriminale.
Kjo është çështje e Policisë së Shtetit, që do ta informoj, për të gjitha veprimet me grupet kriminale, me fotografi.
Dosja 339, nuk është asgjë përpara drekave dhe darkave të Erion Veliajt me grupet kriminale.
U është kërkur në këmbim të parave, për blerjen e votës dhe në këmbim të legalizimeve, që cdo qytetar që merr këtë shumë parash, apo fletë legalizimi, të mbajë një stilolaps apo një stemë në xheketë. Sigurisht komisionerët e opozitës nuk kanë për t’i lënë. Komisionerët tanë janë të rinj dhe të reja, sy petrita, sy pushkë, në kuptimin e vigjilencës.
Edhe aty ku ka ndonjë shpresë se mund të bëjnë ndonjë gjë të vogël, do të jetë e pamundur.
Shpresën e kanë patur tek mbushja e kutive në zonat e largëta, por identifikimi biometrik nuk e lejon këtë", deklaroi Kryemadhi.
/TPZ.al/