AKTUALITET, 30 Mars 2021, 20:00

Ftesa e Leonardo DiCaprios, Lulzim Basha shpërndan videon e lumit Vjosa

Ftesa e Leonardo DiCaprios, Lulzim Basha shpërndan videon e lumit Vjosa
Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur menjëherë kërkesës së aktorit Leonardo DiCaprio për të shpërndarë videon e lumit Vjosa. Aktori i kërkoi Bashës, Ramës, Kryemadhit dhe Metës për të shpërndarë këtë video ku kërkohet që lumi Vjosa të shpallet Park Kombëtar. Basha duket se është i pari i cili i është përgjigjur ftesës së DiCaprios duke shpërndarë këtë videon dhe duke u pozicionuar pro kësaj lëvizje për të mbrojtur lumin Vjosa prej HEC-eve. Pritet të shihet se si do i përgjigjet ftesës tre liderët e tjerë, kryeministri Rama, Presidenti Meta apo kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.