AKTUALITET, 30 Mars 2021, 20:42

Kandidati i LSI: Zotohemi t’u kthejmë shpresën e besimin familjeve shqiptare, jo më rrënim e largime nga Shqipëria!

Kandidati i LSI: Zotohemi t’u kthejmë shpresën e besimin
Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Durrës, Shemsi Prençi, duke marrë shkas nga një takim që ai zhvilloi të martën në Sukth, thekson se pas 25 Prillit, LSI-ja zotohet t’i kthejë shpresën dhe besimin familjeve shqiptare. Sipas kandidatit të LSI, integriteti ekonomik i shqiptarëve nuk do të rrënohet më, por do të ringrihet, ndërsa shton se të rinjtë do punësohen e do e ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre. “Në Sukth na hapi derën e shtëpisë nëna Sabrie Mani, nëna e një familje të madhe Dibrane. Pas 25 Prillit, zotohemi t’i kthejmë shpresën dhe besimin familjeve shqiptare, shpresën se integriteti i tyre ekonomik s’do rrënohet më por do ringrihet, besimin se fëmijët e tyre s’do largohen nga Shqipëria por do punësohen e do e ndërtojnë të ardhmen këtu”, u shpreh kandidati i LSI-së për deputet në Durrës, Shemsi Prençi.

Në Sukth na hapi derën e shtëpisë nëna Sabrie Mani, nëna e një familje të madhe Dibrane. Pas 25 Prillit, zotohemi t’i...

Posted by Lëvizja Socialiste për Integrim -Durrës on Tuesday, March 30, 2021