AKTUALITET, 30 Mars 2021, 21:02

Emri/ Gjendet i vdekur në kanal një 55-vjeçar në Maliq

Emri/ Gjendet i vdekur në kanal një 55-vjeçar në Maliq

Është gjetur i vdekur pa shenja jete në një kanal në fshatin Kreshpanj të Maliqit, 55-vjeçari P. F.

Policia njofton se këtij shtetasi nuk i janë konstatuar shenja dhune në trup. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se burri mund të jetë rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka gjetur vdekjen. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për ngjarje aksidentale.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Maliq

Më datë 30.03.2021, rreth orës 12:30, në një kanal me ujë në fshatin Kreshpanj, Maliq, është gjetur i vdekur, pa shenja dhune në trup, shtetasi P. F., 55 vjeç, banues në këtë fshat, i cili nga hetimet e kryera dyshohet se mund të jetë rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për ngjarje aksidentale.