TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në disa zona të Mbretërisë së Bashkuar, janë shënuar temperatura të larta rekord për muajin mars, prej 24.5 gradë celcius. Një temperaturë e tillë nuk ishte shënuar që prej vitit 1968.
Oficeri i Motit nga Zyra Meteorologjike Alex Burkill, e përshkroi për BBC, si temperaturë "jashtëzakonisht e lartë për këtë periudhë të vitit".
Shumë britanikë e kanë shfrytëzuar motin me diell, duke u "zhveshur" në parqe dhe plazhe.
Mbretëria e Bashkuar ka nisur të hapet gradualisht, pas uljes së ndjeshme të infektimeve dhe fataliteteve, si pasojë e vaksinimit të gjysmës së popullsisë dhe izolimit të ashpër që prej janarit.
Ngrohja e temperaturave ka bërë që Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, t'u bëjë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm, për të mos shkatërruar progresin e arritur me pandeminë.
"Le të shijojmë diellin, por ta bëjmë këtë me kujdes. Kemi arritur deri këtu, mos e prishini tani", shkroi ai në Twitter.
/TPZ.al/
FOTO: