TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka qenë e ftuar në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv, ku është ndalur edhe tek skandali i DH Albania.
Kryemadhi u shpreh se në këtë rast, Edi Rama ka "marrë në qafë" biznesmenin Bashkim Ulaj, i cili ka bizneset e veta të ligjshme në Shqipëri dhe nuk kishte përse përfshihej në aferën "DH Albania", por sipas Kryemadhit, kjo ka ndodhur për shkak se "Rama është i pangopur"
Kryemadhi: Drejtori që është emëruar tek Fondi i Zhvillimit Shqiptar, është ish drejtori i kompanisë offshore që kishte falsifikuar dokumentat, ka punuar në projektin e nënës së DH Albania.
Babaramo: Pra, sipas jush, Agolli ka punuar tek Gener 2?
Kryemadhi: Po, ka punuar, ka qenë atje. A është kjo një koncesion pas kërcënimit që i bënë Ramës, pse na fute në këtë vorbull? Sepse një kompani serioze, 25 vjet në treg, me biznese të pastra, me biznese të rregullta, për t'i shërbyer një kryeministri të çmendur, i cili nuk ngopet, do edhe të vjedhë, edhe rrugën mos ta bëjë dhe shtëpitë t'ua prishë njerëzve, të japë leje për pallate, merr dhe në qafë burrin e botës.
/TPZ.AL/