AKTUALITET, 28 Janar 2019, 20:16

Dëshmitë/ “Kryem marrëdhënie dhe më tha se…”, 20-vjeçarja rrëfen detajet, vëllai pranon krimin: Më qeshi me ironi para se ta vrisja

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur sot masën arrest me burg për Esat Canin, autorin e vrasjes së të dashurit të motrës së tij, Arben Gjeçi, 34-vjeçarin nga fshatit Bastar i Mesëm, në kryeqytet.

Ndërkohë për bashkëshortët Dëfrim Kurti dhe Elina Cani, është vendosur masa arrest shtëpie, pasi akuzohen se kanë fshehur krimin.

“Panorama” ka zbardhur edhe dosjen e Prokurorisë, ku kanë dhënë dëshmi tre personat e përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

Shtetasi Esat Cani, vëllai i shtetases Elida Cani, ka deklaruar se ka qenë ai që e ka vrarë shoferin e furgonit të kësaj zone, dhe babain e tre fëmijëve.

Ai e ka qëlluar me hekur në kokë, pasi kishte dalë nga banesa e Elida Canit.

“Kur u ktheva nga Greqia, ishim si pasagjerë na makinën që drejtonte Arbeni. Bashkë me mua ishte motra ime dhe e fejuara. Arbeni po sillej çuditshëm, dhe unë aty dyshova se ai ishte lidhur ose me motrën time ose me të fejuarën.

Ditën e ngjarjes dola nga banesa dhe i thash babait se po iki në punë, kur po kaloja tek lokali pashë furgonin, por jo atë. Aty dyshova… shkova në shtëpi mora një shufër hekuri dhe ika tek shtëpia e motrës dhe qëndrova pas kashtores. Nga ai pozicion, pashë tek dera ku depërtonte drita një lëvize, dhe pasi u hap dera doli Arbeni.

Ai më pa dhe filloi të qeshte me ironi. Unë e godita me hekur pas koke, dy a tri herë dhe ika qetësisht në shtëpi. Nuk doja ta vrisja por ta rrihja që të vuante ca kohë”, është shprehur ndër të tjera autori i ngjarjes.

Ndërkohë Elida ka deklaruar: Ne kishim një lidhje prej disa muajsh, atë natë e kishim lënë për t’u takuar. Burri nuk ishte në shtëpi, pasi ndodhej në lokal, ndërsa vjehrrin dhe vjehrrën i kishte zënë gjumi. Doja ta anuloja takimin por Arbeni nuk pranoi dhe më kërkoi që të takoheshim. Vendi ku takoheshim ne të dy ishte një dhomë e veçuar nga shtëpia (shtëpia e burrit të saj).

Pata merak se mos vinte burri por ai më tha të rrija e qetë sepse burri po pinte kafe.

Kryem marrëdhënie dhe kur po vishej më tregoi se kishte qenë i frikësuar gjithë ditën pasi ishte pasur idenë që po e ndiqte dikush. Nuk pashë kush e qëlloi por kur dola pashë atë të përpëlitej, në mes të pellgut me gjak. Mua më tha burri të fshija njollat e gjakut dhe unë i fshiva… jam penduar.

Dëfrim Kurti ka deklaruar: Më telefonoi Elida duke qarë dhe më tha hajde shpejt se kemi një burrë të gjakosur në shtëpi, dikush ka qëlluar Arben Gjeçin. Pastaj më tha me mua çtë duash, ai ishte tek unë…

Kur shkova në shtëpi e pyeta nëse dinte gjë mami dhe babi dhe për shkak të fjalëve që mund të hapeshin në fshat, vendosëm që të tregonim skenarin që Arbeni ishte plagosur në rrugë, dhe e nxorëm trupin jashtë banese.

PANORAMA 

e372a531-259d-4427-a58f-c8c

21032717_672920139564363_7139799521_863642827158759_8421032717_672920139564363_71

Elida Cani
Elida Cani

18010195_614623192060725_6343641675_889253411264367_25

Dëfrim Cani
Dëfrim Cani

Esat Cani

Elida Cani