AKTUALITET, 11 Janar 2019, 12:51

Barcelona shet Coutinhon për të arritur tek Neymari

Barcelona shet Coutinhon për të arritur tek Neymari

Gjiganti spanjoll po mendon ta sakrifikojë mesfushorin brazilian.

Barcelona është e gatshme ta bëjë një sakrificë të madhe vetëm për ta rikthyer Neymarin.

Sipas mediave britanike, gjiganti spanjoll po mendon ta shesë Philippe Coutinhon në mënyrë që të arrijë deri tek sulmuesi brazilian.

Ish-mesfushori i Liverpoolit ka dështuar të ambientohet dhe ta tregojë veten në “Camp Nou”, tashmë mund të përdoret nga Barcelona si kartë për të arritur deri tek sulmuesi i Paris Saint-Germainit.

Neymar kishte luajtur një kohë me Blaugrana, ndërsa çdo ditë e më shumë po shtohen zërat për një rikthim të tij të mundshëm në Spanjë.