AKTUALITET, 24 Korrik 2020, 20:23

Kryemadhi: “Po” listave të hapura 100%! Askush të mos i fshihet gjykimit të popullit

Kryemadhi: “Po” listave të hapura 100%! Askush të mos i

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, i thotë “PO” listave të hapura 100%. Në një mesazh në rrjetet sociale, pas dakordësisë si Opozitë e Bashkuar, Kryemadhi shkruan se askush, përfshirë dhe kryetarët nuk duhet t’i fshihen gjykimit të popullit.

PO listave të hapura 100%.

Askush, përfshirë dhe kryetarët të mos i fshihen gjykimit të popullit!

Koha për ndryshim cilësor që fuqizon zërin e qytetarëve dhe jep shpresë për ndërtimin e të ardhmes në Shqipëri, si një shtëpi e të gjithë shqiptarëve. ??”, shkruan Kryemadhi.