AKTUALITET, 8 Korrik 2019, 19:36

Kuvendi nisi punën për shkarkimin e Metës, kush ishin deputetët opozitarë që munguan në seancë

Kuvendi nisi punën për shkarkimin e Metës, kush ishin

Ditën e sotme Kuvendi votoi ngritjen e një Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Por përveç të pranishmëve në sallë, në seancë mungoi kryetarja e grupit parlamentar demokrat Rudina Hajdari, deputeti i përjashtuar i PD-së Myslim Murrizi dhe Ralf Gjoni nga lista e LSI-së.

Mësohet se Rudina Hajdari dhe kolegu i saj Myslim Murrizi e ndoqën seancën plenare nga kafeneja e Kvuendit duke zgjedhur që të mos votojnë.

Të dy deputetët janë pro hetimit të dekreteve të presidentit Ilir Meta por vetëm me kushtin se ai duhet që të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.

Kuvendi ka miratuar sot ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës. 102 deputetë nga opozita dhe maxhoranca votuan pro ngritjes së Komisionit. Opozita e re ishte e përçrarë, ndërsa maxhoranca e vendosur që t’i shkonte nismës deri në fund. Rama nga Kuvendi iu përgjigj të gjitha deklaratave të Metës duke e quajtur armik të demokracisë dhe Kushtetutës.