TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas votimit Pro në parlament për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit të Republikës Ilir Meta, vjen reagimi i ish ministrit të drejtësisë Ylli Manjani.
Përmes një postimi në Facebook, Manjani rikujton lëkundjet në qëndrime të kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij, deri dje e quante Metën “korrekt dhe brenda kornizës kushtetuese”.
Postimi i plotë i Ylli Manjanit:
Deri më datë 8 qershor, Presidenti sipas Ramës ishte "korrekt dhe brenda kornizës Kushtetuese...". Deklaratë kjo e Edi Ramës në emisionin Open.
Madje deri me datë 7 qershor ishte burrë i mirë dhe me vlera.
Refuzimi i Gent Cakës kishte ndodhur ndërkohë. Por prapë, ishte "korrekt me Kushtetutën".
Sot, Kryeministri i kujtua se Meta nuk paska qenë "korrekt" duke mos dekretuar propozimet për ministër.
Ndërkohë, sa për kujtesë, Edi Rama është dekretuar edhe Ministër i Jashtëm...
Tani, është "korrekt" apo s'është korrekt?! Jerm komplet!
Po kështu është kur ka mbetë Kushtetuta e Republika në duart e jermit dhe të grupit të strukturuar elektoral me numër 339/1 dhe 184.