AKTUALITET, 16 Dhjetor 2018, 15:53

Krishtlindjet e bardha të Melania Trump, veshja e pagabueshme

Melania nuk gabon me zgjedhjen. Që kur u zhvendos në Shtëpinë e Bardhë, Zonja e Parë ka treguar se është vërtet një ikonë kur vjen çështja te stili, duke zgjedhur gjithmonë veshje të pagabueshme për shfaqjet e saj publike. Edhe në rastin e ballos së Kongresit me rastin e Krishtlindjeve, ajo ishte në lartësinë e pritur, me një fustan të bardhë dhe të derdhur pas trupit.

Sipas sondazhit të fundit të bërë nga CNN, mbështetja e amerikaneve kundrejt saj ka rënë, nëse në tetor ishte 54 %, tani popullariteti i saj ka rënë rreth 43%.

Pikën më të lartë të popullaritetit, Zonja e Parë e kishte muajin e kaluar, pas darkës së parë shtetërore që Presidenti Donald Trump dhe Melania mbajtën në prill në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron dhe bashkëshorten e tij Brigite.