TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
FLASH!
AKTUALITET, 16 Dhjetor 2018, 15:46
Noizy kundër protestës: Ka një zot shtëpie, uluni diskutoni (Foto)
TPZ
Të shumtë kanë qenë dhe personazhet publike të cilat kanë dal në krah të studentëve, sidomos në ditët e para të protestës, duke i inkujaruar të kërkojnë të drejtat e tyre.
Një nga këto ka qenë dhe reperi Noizy, i cili herë pas here ka shpërndarë në story-t e tij të Instagramit, thirrjet dhe njoftimet për tu mbledhur në protestë. E ndërkohë që për kaq ditë ai i ka mbështetur me fotot e shpërndara, tani ka zgjedhur ti dedikojë dhe disa rrjeshta dhe ti këshillojë që të dialogojnë.
Ndër të tjera, më i përfshirë se kurrë në aktualitet, Noizy siguron studentët që është gjithmonë me ta, i mbështet në ndryshimet që po kërkojnë por nuk e kupton pse nuk ulen të dialogojnë me kryeministrin. Ai e krahason atë me të parin e shtëpisë të cilin studentët kanë arritur ta ulin dhe mund ta mbyllin me fitore këtë protestë nëse ulen dhe bisedojnë me të. Gjithashtu ai i bën thirje të jenë të kujdesshëm nga ndikimet e politikës dhe i kërkon të mos e kthejnë ngritjen e zërit në sherr për parti. Në fund nuk harron të japë dhe një mesazh dashurie për ta.
Postimin e plotë e gjeni më poshtë: