AKTUALITET, 19 September 2026, 15:46

Krimi në Tiranë! U vra me thikë nga bashkëshorti, del fotoja e viktimës 58-vjeçare

Publikohet fotoja e Lumturie Patushit, 58-vjeçares që humbi jetën pasi u godit me thikë nga bashkëshorti i saj, Hysni Patushi.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi në banesën e çiftit, ndërsa 58-vjeçarja po kujdesej për dy nipërit e saj të mitur.

Ajo u godit me thikë në pjesën e gjoksit dhe, pavarësisht ndërhyrjes, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.