AKTUALITET, 19 September 2026, 13:35

Aksident në Fier-Patos, plagoset motoristi i picave pas përplasjes me një makinë

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin Fier–Patos, pranë kryqëzimit të Parkut, ku një automjet është përplasur me një motomjet të përdorur nga një shpërndarës ushqimi.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka mbetur i lënduar në këmbë dhe është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nuk ka pësuar dëmtime të rënda.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur veprimet hetimore dhe procedurale për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Ndërkohë, efektivët po punojnë në terren për disiplinimin e lëvizjes së mjeteve dhe lehtësimin e trafikut të rënduar në këtë segment rrugor pas përplasjes.