AKTUALITET, 19 September 2026, 12:11

Krim i rëndë te Zogu i Zi në Tiranë/ Burri vret me thikë bashkëshorten në sy të nipit 14-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Tiranë, në zonën e Zogut të Zi.

Një burrë dyshohet se ka goditur me thikë bashkëshorten e tij. Gruaja është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur në një kompleks banimi pas shkollës “Harry Fultz”, ndërsa në banesë ka qenë edhe nipi 14-vjeçar.

Autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim nga policia, e cila po punon për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.